Fed-i nuk ndryshon normën e interesit

2017-07-27 10:20:41 CRI Komenti juaj Printoni

Rezerva Federale Amerikane (Fed) shpalli të mërkurën, pas mbledhjes së rregullt të politikave monetare të saj, se norma e interesit e fondit federal do të ruhet në nivelin 1-1.25 %. Fed-i theksoi gjithashtu që, nëse ekonomia e ShBA-së rritet sipas parashikimeve, do të nisë së shpejti programin për uljen e bilancit të vet.

Fed-i vuri në dukje se, që nga muaji qershor, niveli i punësimit në ShBA është rritur në mënyrë të qëndrueshme, ekonomia ka pasur rritje të moderuar dhe konsumi familjar dhe investimet në pasuritë fikse të kompanive kanë vazhduar të shtohen. Ndërkohë, niveli i inflacionit në ShBA është ulur nën objektivin e Fed-it prej 2 %.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se, për një periudhë afatshkurtër, rreziqet ndaj ekonomisë amerikane janë në përgjithësi të balancuara, por Fed-i do të kushtojë vëmendje të madhe inflacionit.

Fed-i shtoi gjithashtu që, nëse rritja ekonomike e vendit është në përputhje me parashikimet, do të nisë programin për uljen e bilancit të vet.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore