Egjipti merr kontingjentin e 4-t të avionëve luftarakë francezë "Rafale"

2017-07-27 10:19:23 CRI Komenti juaj Printoni
Ushtria egjiptiane deklaroi të mërkurën se Egjipti ka marrë dy avionë luftarakë francezë "Rafale", që përbëjnë kontingjentin e 4-t të këtyre avionëve që Egjipti merr nga Franca pas nënshkrimit të marrëveshjes nga të dy vendet në vitin 2015.

Në deklaratë thuhet se avionët luftarakë "Rafale" mund të përmirësojnë ndjeshëm efektivitetin e luftimit me teknologji të lartë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në shkurt të vitit 2015, Egjipti ka blerë 24 avionë "Rafale" dhe një fregatë multifunksionale nga Franca për 5.6 miliardë dollarë amerikanë. Më parë, ushtria egjiptiane ka marrë në dorëzim fregatën dhe nëntë avionë "Rafale" në tre kontingjente.

Gjatë viteve të fundit, vendet fqinje të Egjiptit, si Siria, Libia dhe Jemeni, ndodhen në një situatë kaosi, ndërsa vetë Egjipti përballet me sfida si terrorizmi etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore