OKB-ja: Paqeruajtësit kinezë japin kontribut shumëdimensional për paqen botërore

2017-07-27 09:51:37 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i OKB-së ka përshëndetur etikën profesionale të paqeruajtësve kinezë dhe kontributet e tyre për në paqen botërore.

Ghassim Wane, ndihmës sekretari i Përgjithshëm për Operacionet Paqeruajtëse, tha se kontributi i Kinës është shumëdimensional, gjë që ka një ndikim të madh në përpjekjet e OKB-së për të nxitur paqen dhe sigurinë.

"Kina është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe sigurisht ajo është pjesë përbërëse e diskutimeve mbi çështjet e paqes dhe të sigurisë. Kina kontribuon politikisht për zgjidhjen e konflikteve anembanë globit, por gjithashtu në përgjithësi për paqen dhe sigurinë në mbarë botën".

Sipas Wane, Kina dërgon më shumë paqeruajtës jashtë vendit dhe renditet e dyta për kontributin e saj në buxhetin e misioneve paqeruajtëse të OKB-së.

Zyrtari shtoi se ishte thellësisht i impresionuar nga performanca e shkëlqyer e paqeruajtësve kinezë gjatë kryerjes së misioneve paqeruajtëse të OKB-së.  

"Performanca e paqeruajtësve kinezë është e shkëlqyer. Ata janë të disiplinuar dhe sigurisht që kontribuojnë shumë në zbatimin e suksesshëm të mandatit të tyre, ndërsa mbajnë një nivel të lartë gatishmërie operacionale kur ofrojnë mbështetje për popullatën lokale. Ata mbështesin proceset e paqes, prandaj jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën dhe kontributin e paqeruajtësve kinezë ". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore