BE-ja thekson përballimin e kërcënimeve ndaj sigurisë

2017-07-27 09:51:00 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian publikoi të mërkurën progresraportin për çështjet e sigurisë, ku vihet theksi te përballimi i kërcënimeve ndaj sigurisë, si ekstremizmi dhe krimi kibernetik.

Sipas raportit, kohët e fundit BE-ja ka bërë përparim në goditjen ndaj financimit të terrorizmit, mbrojtjen e sigurisë së kufijve të jashtëm të saj, shtimin e ndarjes së informacionit etj., por përsëri përballet me sfida në rritje, si ekstremizmi, krimet kibernetike etj. Për të përballuar kërcënimet ndaj sigurisë, që janë gjithnjë në ndryshim, BE-ja duhet të rregullojë politikat e tanishme.

Në progresraportin e Komisionit Europian vihet në dukje gjithashtu se po shqyrtohet mundësia e ngritjes së një grupi ekspertësh të nivelit të lartë për të përballuar problemin e ekstremizmit dhe do të bëhet analiza e strategjive të sigurisë kibernetike.

Komisionari i BE-së për Migrimin dhe Punët e Brendshme Dimitris Avramopoulos thekson se vendet anëtare të BE-së duhet të rritin shkëmbimin e informacionit, që sipas tij është mënyra e vetme për të garantuar sigurinë e BE-së. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore