Për eksportimin e orizit amerikan në Kinë duhen ende procedura ligjore

2017-07-27 09:47:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Tregtisë tha se eksportet e orizit të ShBA-së në Kinë duhet të kalojnë procedurat e nevojshme ligjore.

Të dy vendet arritën një marrëveshje mbi protokollet e inspektimit dhe karantinës për eksportet e orizit amerikan gjatë Dialogut të Ekonomik Gjithëpërfshirës që u zhvillua më parë këtë muaj.

Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë, eksportet e orizit të ShBA-së në Kinë mund të fillojnë pas përfundimit të një kontrolli nga Administrata e Përgjithshme e Mbikëqyrjes së Cilësisë, Inspektimit dhe Karantinës e Kinës.

Por autoritetet kineze thonë se janë ende duke pritur nga qeveria amerikane që të rekomandojë eksportuesit e regjistruar të orizit.

Marrëveshja gjithashtu kërkon që orizi amerikan që do të eksportohet në Kinë të lahet dhe në mënyrë që të parandalohen dëmet biologjike. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore