JD do të bashkojë inventarin me Wal-Mart-in

2017-07-27 09:46:47 CRI Komenti juaj Printoni

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike JD ka njoftuar krijimin e një skeme inventarizimi me shitësin amerikan Wal-Mart.

Skema e bashkëpunimit do t'i lejojë dyqanet Wal Mart-it të shërbejnë si depo për JD në qytetet kryesore kineze.

Zv./presidenti i JD Feng Yi tha se sistemi i kompanisë do të kontrollojë automatikisht nëse mallrat që klientët kanë porositur ndodhen depon më të afërt të Wal Mart-it.

"Pas marrjes së një porosie, ne do të kërkojmë në dyqanin më të afërt të Wal Mart-it, kështu që ndërlidhësi mund ta dërgojë tek klienti ynë sa më shpejt që të jetë e mundur".

JD dhe Wal Mart nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi një vit më parë që e lejoni JD-në të hapte dyqane për të shitur pajisje elektrike. Marrëveshja e fundit do të hyjë në do të hyjë në fuqi më 8 gusht.

Kompania thotë se ndarja e inventarit dhe e bazave të të dhënave do të përshpejtojë më tej shërbimet e shpërndarjes. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore