4 vendet zgjerojnë "listën e terrorizmit" për Katarin

2017-07-26 10:20:56 CRI Komenti juaj Printoni

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini, nëpërmjet një deklarate për shtyp të martën njoftuan zgjerimin e "listës së terrorizmit" për Katarin, ku janë shtuar 9 individë dhe 9 agjenci.

Ndër 9 individët e përfshirë në listë janë 3 vetë nga Katari, 3 nga Jemeni, 2 nga Libia dhe 1 nga Kuvajti. Ndërsa ndër 9 agjencitë përfshihen 3 nga Jemeni dhe 6 nga Libia, që akuzohen për lidhje me organizatën Al-Qaeda dhe një organizatë terroriste të Sirisë.

Sipas deklaratës, shtimi i listës së terrorizmit dëshmon se këto 4 vende vazhdojnë të godasin terrorizmin dhe ekstremizmin, si dhe të ndërpresin burimet financiare të organizatave terroriste.

Më 9 qershor, të katër vendet publikuan "listën e terrorizmit", ku u përfshinë 59 individë dhe 12 agjenci, të akuzuar për lidhje me Katarin, mes të cilëve anëtarë të familjes mbretërore të Katarit dhe nëpunës të qeverisë. Qeveria e Katarit e cilësoi si të pabazë "listën e terrorizmit", të hartuar nga 4 vendet arabe.   

Mrekulli
Lajmet Kryesore