Ushtria e Kinës kremton 90-vjetorin e themelimit, thirrje bashkëpunimi për ushtrinë shqiptare

2017-07-26 10:16:08 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria e Kinës dëshiron të bashkëpunojë me ushtrinë shqiptare në misionet paqeruajtëse, luftën kundër terrorizmit dhe shpëtimin pas fatkeqësive.

Ftesa erdhi nga atasheu ushtarak i Kinës në Tiranë, Liu Xingjiang, gjatë ceremonisë së 90 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore e Kinës.

Për të përkujtuar këtë ditë të shënuar, Ambasada e Republikë Popullore të Kinës në Shqipëri, organizoi një pritje të posaçme me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të politikës dhe trupit diplomatik. Gjatë ceremonisë është shfaqur edhe një dokumentar mbi transformimin e ushtrisë kineze.

 

Atasheu ushtarak, Liu Xingjiang, tha se ushtria e Kinës do të angazhohet për ruajtjen e paqes e stabilitetit në botë ndërsa nënvizoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit me Ushtrinë Shqiptare.

"Pavarësisht se si do të zhvillohet dhe përforcohet ushtria kineze në të ardhmen, këmbëngulja në politikën e pavarur vetëvendosëse dhe vetëmbrojtëse nuk ndryshon. Ushtria kineze dëshiron të zhvillojë bashkëpunime me ushtrinë shqiptare në fushën e paqeruajtjes, anti-terroriste, të shpëtimit pas fatkeqësive, etj.," theksoi Liu.

Ambasada e Kinës në Shqipëri, përfundoi atasheu, do të vazhdojë të nxisë bashkëpunimin në fushën policore por edhe do të zgjerojë fushat e bashkëpunimit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore