Rusia kundërshton projektligjin e ShBA-së për sanksionet

2017-07-23 10:01:47 CRI Komenti juaj Printoni

Moska e ka kundërshtuar një projektligj të saposhpallur nga ShBA-ja mbi sanksione ndaj Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Sekretari i shtypit i presidentit Dmitri Peskov u shpreh të shtunë se Kremlini i shikon "jashtëzakonisht negativisht" këto sanksione.

Ligjvënësit amerikanë kanë arritur një marrëveshje mbi projektligjin, që do të lejojë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për ndërhyrjen e dyshuar në Ukrainë dhe në zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Pala ruse i ka hedhur poshtë akuzat.

Projektligji konsiderohet si një vazhdim i sanksioneve të reja të ShBA-së ndaj Rusisë e Iranit, të vendosura në qershor.

Ai do të votohet zyrtarisht në Dhomën e Përfaqësuesve të martën.

Mrekulli
Lajmet Kryesore