Izraeli shton trupat në Bregun Perëndimor pas rritjes së tensioneve

2017-07-23 09:39:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria izraelite ka dërguar forca të tjera në Bregun Perëndimor, si dhe ka rritur nivelin e gatishmërisë.

Masa të tilla merren një ditë pasi një palestinez vrau me thikë tre anëtarë të një familjeje izraelite, teksa po shtohen tensionet lidhur me xhaminë "Al-Aksa".

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka dënuar sulmin, duke e quajtur atë një "akt terrorist".

Ushtria izraelite ka rrafshuar shtëpinë e autorit të sulmit.

Rritja e tensioneve midis izraelitëve dhe palestinezëve filloi një javë më parë, kur Izraeli vendosi detektorë metali në hyrje të xhamisë "Al-Aksa", pas vrasjes së tre policëve izraelitë në një sulm pranë xhamisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore