Flota kineze mbërrin në Rusi për manovrat e përbashkëta

2017-07-23 09:39:06 CRI Komenti juaj Printoni

Një flotë e Forcave Detare kineze dhe anijet ruse kanë filluar raundin e fundit të manovrave të përbashkëta detare në Kaliningrad të Rusisë.

Manovra njëjavore përfshin stërvitje të mbrojtjes ajrore e të kërkim-shpëtimit në det.

Zëvendëskomandanti i Forcave Detare kineze dhe drejtuesi i manovrës së përbashkët Tian Zhong thekson se sivjet të dyja flotat do të kryejnë një varg manovrash të përbashkëta për të përballuar kërcënimin e terrorizmit dhe për të mbrojtur sigurinë e veprimtarive ekonomike në det. Sipas Tian Zhong, një gjë e tillë do të sjellë thellimin e bashkëpunimit miqësor e praktik mes dy ushtrive dhe konsolidimin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Rusi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore