Guterres, i shqetësuar për dhunën në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit

2017-07-22 11:48:58 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu të premten shqetësimin për situatën në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, i cili është bërë skenë e dhunës gjatë ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së "shpreh thellësisht keqardhjen për vdekjen e tre palestinezëve në përleshje sot (të premten) me forcat izraelite të sigurisë dhe bën thirrje që këto incidente të hetohen plotësisht," tha zëdhënësi i Guterres-it në një deklaratë.

Guterres i nxiti udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të përmbahen dhe të mos ndërmarrin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej gjendjen.

Në deklaratën, Guterres u kërkoi gjithashtu liderëve politikë, fetarë dhe të komunitetit të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore