Flota kineze mbërrin në Rusi për manovrat e përbashkëta

2017-07-22 10:29:23 CRI Komenti juaj Printoni

Një flotë e Forcave Detare Kineze ka mbërritur në qytetin rus Kaliningrad në brigjet e Baltikut, për të marrë pjesë në manovrën e përbashkët me flotën ruse këtë muaj.

Manovra do të përfshijë stërvitjet për mbrojtjen ajrore dhe kërkimin e shpëtimin në det.

Marinarët rusë dhe kinezë gjithashtu do të marrin pjesë në një paradë në Shën-Petërburg për të përkujtuar Ditën e Marinës të Rusisë.

Forcat detare kineze dhe ato ruse kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta gjatë viteve të fundit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore