Presidenti kinez bën thirrje për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë

2017-07-22 10:28:43 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar të premten të bëhen përpjekje më të mëdha për ta kthyer Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës në një ushtri të klasit botëror.

Gjatë vizitës në një ekspozitë në Pekin për 90-vjetorin e themelimit të UÇP-së.

Xi Jinping, i cili është edhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të UÇP-së për mbrojtjen e pavarësisë dhe nxitjen e zhvillimit të vendit.

Edhe udhëheqës të tjerë të lartë, duke përfshirë kryeministrin Li Keqiang dhe kryeparlamentarin Zhang Dejiang, e kanë vizituar ekspozitën, e hapur në Muzeun Ushtarak.

1 gushti i sivjetshëm shënon 90-vjetorin e themelimit të UÇP-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore