ShBA-ja do të ndalojë qytetarët e saj të udhëtojnë në Korenë e Veriut

2017-07-22 10:27:55 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Shtetit i ShBA-së njoftoi të premten se së shpejti qytetarëve amerikanë do t'u ndalohet të udhëtojnë në Korenë e Veriut.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se ndalimi ka ardhur nga "shqetësimet në rritje mbi rrezikun serioz të arrestimit dhe ndalimit afatgjatë" të amerikanëve në Korenë e Veriut.

Departamenti i Shtetit pritet ta bëjë njoftimin zyrtar javën e ardhshme.

Ndalimi i udhëtimit për në Korenë e Veriut do të hyjë në fuqi 30 ditë pas shpalljes zyrtare.

Megjithatë, përjashtime do të bëhen për ata që udhëtojnë në Korenë e Veriut për "disa qëllime të kufizuara humanitare apo të tjera."

Masa merret një muaj pas Otto Warmbier, një student 22-vjeçar amerikan, vdiq pas lirimit nga një burg koreanoverior.

Ai u dënua me 15 vjet punë të rëndë në mars të vitit të kaluar për veprimtari kundër Koresë së Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore