Abbas njofton pezullimin e kontakteve me Izraelin pas trazirave për Xhaminë "Al-Aksa"

2017-07-22 10:25:45 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha të premten se udhëheqja palestineze ka vendosur të pezullojë të gjitha kontaktet me Izraelin, për shkak të tensioneve mbi Xhaminë "Al-Aksa" në Jerusalem.

"Unë deklaroj, në emër të udhëheqjes së Palestinës, ngrirjen e kontakteve me palën izraelite në të gjitha nivelet", tha Abbas.

Ai u bëri thirrje Jordanisë, Arabisë Saudite, Egjiptit, Lidhjes Arabe, OKB-së dhe fuqive të tjera botërore "të mbajnë përgjegjësinë e tyre lidhur me Jerusalemin."

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se tre palestinezë u vranë dhe rreth 400 të tjerë u plagosën në përleshjet me forcat izraelite pas lutjeve të së premtes.

Mrekulli
Lajmet Kryesore