FMN-ja miraton me parakusht këstin 1.8 miliardë USD për Greqinë

2017-07-21 21:08:59 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 korrik, Bordi Drejtues i FMN-së miratoi me parakusht këstin e parë në dy vjet prej 1.8 miliardë dollarësh për Greqinë.

Në deklaratë, FMN-ja theksoi se dhënia e kredisë ka parakushtin që vetëm pasi kreditorët europianë të sigurojnë uljen e borxhit grek, FMN-ja do të lëvrojë këstin e radhës. Procesi pritet të përfundojë më 31 gushtin e vitit të ardhshëm.

Shefja e FMN-së Christine Lagarde u shpreh në deklaratë se projekti i reformës së re ekonomike i qeverisë greke do ta ndihmojë vendin të nxitë reformën strukturore dhe rritjen ekonomike, duke siguruar kornizën për uljen e mëtejshme të borxhit nga eurokreditorët. Sipas parashikimeve, Greqia dhe kreditorët europianë do të bien në ujdi për uljen e nivelit të borxhit. Lagarde ritheksoi se ndihma e FMN-së do të hyjë në fuqi vetëm pas uljes së borxhit grek. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore