Fluks lindjesh në Kinë

2017-07-21 19:28:53 CRI Komenti juaj Printoni

Në 5-mujorin e parë të vitit në Kinë kanë lindur 7.4 milionë fëmijë, një rritje prej 7.8% nga viti në vit.

Më shumë se gjysma, 57.7%, ishin fëmijë të dytë. Kjo shifër është rritur 8.5% në krahasim me një vit më parë.

Të dhënat u bënë të ditura nga zv.kryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetit dhe Planifikimit Familjar, Wang Peian, gjatë një takimi vjetor të Shoqatës Kineze për Popullsinë.

Rreth fundit të viteve '70 Kina prezantoi politikën e një fëmije për të frenuar rritjen e shpejtë të popullsisë. Por në fillim të vitit 2016, politika u ndryshua dhe çiftet u lejuan të kenë edhe një fëmijë të dytë nëse do të dëshironin. Ndërkohë autoritetet shqetësohen se kostot e larta të jetesës, orët e gjata dhe shtrenjtimi i kujdesit për fëmijët mund të shkurajojë çiftet për të nisur një familje ose për ta shtuar atë me tej.

Numri i përgjithshëm i popullsisë kineze arriti në 1.38 miliardë në vitin 2016, një rritje me 8 milionë nga viti në vit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore