Kina dhe SHBA-ja bien dakord për thellimin e bashkëpunimit tregtar

2017-07-21 18:21:17 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe SHBA-ja ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin tregtar për teknologjinë e lartë civile në bisedimet kyçe për ekonominë dhe tregtinë që u mbyllën të mërkurën.

Lehtësimi në kontrollin e eksporteve do të jenë nën parakushtin e garantimit të natyrës civile të mallrave dhe zbatimit të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

Dy palët sapo kanë mbajtur Dialogun e parë Gjithëpërfshirës Ekonomik në Uashington.

Në këtë dialog, sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin tha se dy vendet duhet të punojnë së bashku për zhvillimin e një marrëdhënieje të drejtë dhe të ekuilibruar ekonomike. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore