Grupi Chinalife ndihmon të varfrit në jugperëndim të Kinës

2017-07-21 16:31:12 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteza e varfër Tiandeng ndodhet në jugperëndim të Kinës. Rreth kësaj qyteze ka 54 fshatra të varfra me popullsi prej 91073 banorësh. Me mbështetjen e qeverisë për të luftuar varfërinë, grupi i sigurimeve Chinalife është angazhuar për të ndihmuar katër qyteza të varfra ku përfshihet Tiandeng. Tani banorët thonë se Chinalife i ka hapur një rrugë të re dhe të qartë qytezës, për t'u larguar nga varfëria.

Me klimën e ngrohtë dhe me lagështi, Tiandeng ka produkte të pasura bujqësore e blegtorale, përfshirë mjaltin, çajin dhe orizin.

Për t'i lidhur këto burime bujqësore me tregun, Chinalife shfrytëzoi avantazhin e vet, duke krijuar platformën e tregtisë elektronike Happylife, ku shiten kryesisht produktet bujqësore nga zonat e varfra. Për shkak se në këto zona vëllimi i prodhimit nuk është i madh, blerësit janë nga 1.5 milionë punonjësit e grupit Chinalife.

Në Tiandeng, jetesa e njerëzve varet shumë nga kushtet e motit dhe të tokës. Megjithëse ka produkte të shumta bujqësore dhe blegtorale, zona paraqet vështirësi për shkak se është malore. Fshatarët këtu vazhdojnë të përdorin parmendën e tërhequr nga kafshët për të punuar tokën.

Duke konsideruar këtë gjendje, Chinalife investoi për ndërtimin stallave profesionale dhe ka punësuar disa profesionistë. Krahas kësaj, Chinalife ka ndërtuar edhe një park të posaçëm, ku të varfrit mund të rrisin kafshët që përdorimin për të punuar tokën apo dhe të marrin trajtime profesionale.

Përveç mbështetjes, Chinalife ka bërë përpjekje aktive për arsimimin e fëmijëve në zonat e varfra. Për arsye se disa njerëz dalin jashtë për punë, disa fëmijë mbeten në shtëpi pa u shkolluar. Për këtë, Chinalife ka investuar për një shkollë fillore, për të gjetur një zgjidhje për fëmijët që kanë mbetur në shtëpi pa prindërit. Koncepti i Chinalife është "Arsimi dhe kultura vjen përpara zhvillimit".

Si një kompani sigurimesh, Chinalife shfrytëzon burimet e veta, duke ofruar shërbime falas për të varfrit, duke u ofruar sigurime për sëmundje dhe aksidente. Krahas kësaj, Chinalife ka ofruar edhe sigurime për tokën në Tiandeng, për t'i mbrojtur fermerët dëmet nga fatkeqësitë natyrore.

Chinalife për një kohë të gjatë ka nxitur sektorin e sigurimeve duke u treguar njerëzve avantazhin e veçantë të tyre. Njerëzit e varfër mund të gjejnë modelin e ri të punës, duke hapur një rrugë të re për t'u larguar nga varfëria.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore