Trump: IS-i do të mposhtet "shumë shpejt"

2017-07-21 10:47:29 CRI Komenti juaj Printoni
Grupi militant Shtetit Islamik do të rrëzohet "shumë shpejt", pohoi të enjten presidenti amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Pentagon ku mori pjesë në një takim për strategjitë ushtarake.

"Do të bëjmë gjithçka kundër ISIS-it. Do të shembet shpejt, shumë shpejt", deklaroi Trump i cili në vetëm gjashtë muaj në Shtëpinë e Bardhë, ka shënuar një fitore të shpejtë kundër grupit xhihadist, një nga premtimet kryesore të fushatës së tij elektorale.

Strategjia amerikane për të shënuar kapitullimin e ISIS-it nuk ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore në raport me atë të administratës së mëparshme të Barack Obamës, edhe pse presidenti Trump u ka dhënë më shumë kompetenca krerëve ushtarakë për të vendosur, veçanërisht në planin e sulmeve ajrore.

Grupi xhihadist ka pasur një seri disfatash prej dy vitesh, duke humbur së fundi dhe bastionin irakian të Mosulit në fillim të korrikut. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore