Irani dënon raportin vjetor për terrorizmin global të ShBA-së

2017-07-21 10:27:33 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti Amerikan i Shtetit e klasifikoi Iranin në raportin vjetor të terrorizmit global si financuesin kryesor të terrorizmit. Në një reagim Ministria e Jashtme e Iranit tha të enjten se akuzat e ShBA-së janë të paefektshme dhe të pakuptimta. Teherani theksoi gjithashtu se ShBA-ja ka injoruar rolin udhëheqës të Iranit në luftën rajonale të kundër terrorizmit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Bahram Qassemi tha se raporti vjetor për terrorizmin global synon që të devijojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtare për rolin e ShBA-së si përhapës i terrorizmit.

"Mënyra e vlerësimit ndaj ngjarjeve dhe prirjes terroriste ndërkombëtare është joreale, ndërsa raporti injoron rolin udhëheqës të Iranit kundër terrorizmit në vendin më të rrezikshëm të Lindjes së Mesme," tha zëdhënësi.

Ai shtoi se nëse disa vende të Lindjes së Mesme dhe disa vende rajonale mund të ndalojë mbështetjen financiare, ushtarake dhe ideologjike ndaj organizatave terroriste, mund të realizohet shumë shpejt ëndrra për një Lindjeje të Mesme pa terrorizëm. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore