Kina harton planin e zhvillimit të inteligjencës artificiale

2017-07-21 10:03:18 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze paraqiti planin e zhvillimit të sektorit të inteligjencës artificiale, duke shfaqur ambiciet e saj për t'u bërë një vend udhëheqës në këtë fushë.

Plani synon që Kina të jetë një qendër kryesore për novacionin e inteligjencës artificiale dhe transformimin e botës me teknologji dhe aplikacione para vitit 2030.

Plani thekson se fillimisht vendi synon të ndjekë prirjen zhvilluese të vendeve të tjera në këtë sektor deri në vitin 2020.

Kina gjithashtu inkurajon kapitalin social që të ndihmojë për zhvillimin e industrisë së inteligjencës artificiale. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore