BE-ja kërkon më shumë "hollësi" për vijimin e negociatave të Brexit

2017-07-21 09:57:32 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian dhe Britania nuk kanë arritur të kapërcejnë dallimet mes tyre në çështjet kryesore të Brexit, duke përfshirë faturën financiare të daljes dhe juridiksionin e shtetasve të huaj, gjatë raundit të dytë të negociatave që përfunduan të enjten.

Kryenegociatori i BE-së Michel Barnier tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të qartësojë qëndrimin e saj mbi projektligjin e ndarjes dhe të drejtat e qytetarëve.

"Unë e thashë javën e kaluar se doja të identifikoja pikat ku pajtohemi dhe pikat ku nuk pajtohemi. Kjo ishte e mundur këtë javë për çështjet për të cilat kishte një qëndrim të qartë nga Britania".

Barnier tha se ka shumë pika për të diskutuar mbi marrëveshjen mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Sekretari britanik i Brexit David Davis i përshkroi bisedimet si të vështira, por konstruktive.

Davis tha se palët kanë njohur rëndësinë e zgjidhjes së detyrimeve që Britania dhe BE kanë ndaj njëri tjetrit. Ka ende shumë çështje për të diskutuar," pohoi ai. Në fazën përfundimtare arritja e një zgjidhje do të kërkojë fleksibilitetin e dy palëve.

Raundi i dytë i bisedimeve të Brexit nisi të hënën në selinë e Komisionit të BE-së. Kishte tre grupe negociuese që mbulonin të drejtat e qytetarëve, zgjidhjen financiare dhe çështje të tjera të ndarjes.

Çështjet që lidhen me Irlandën e Veriut dhe marrëveshjen e qeverisjes pas tërheqjes u diskutuan nga koordinatorët.

Dy negociatorët më pas zhvilluan një drekë pune në ambasadën e Britanisë së Madhe në BE, në territorin britanik, në formën e një gjesti simbolik. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore