107 institucione, anëtarët e parë të Shoqatës së Bashkëpunimit Financiar të Azisë

2017-07-20 20:59:00 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 korrik, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh në një konferencë shtypi se më 24 korrik, në Pekin, do të organizohet ceremonia e krijimit të Shoqatës së Bashkëpunimit Financiar të Azisë.

Deri tani, 107 institucione nga 5 kontinente janë bërë anëtarët e parë të kësaj shoqate.

Lu Kang tha se Kina bën gjithnjë përpjekje për nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes organeve financiare rajonale.

Në marsin të vitit 2015, presidenti kinez Xi Jinping paraqiti opinionet në forumin "Boao" të Azisë për të diskutuar krijimin e forumit të bashkëpunimeve mes organeve financiare aziatike. Më vonë, kryeministri kinez Li Keqiang paraqiti propozimet e krijimit të Shoqatës së Bashkëpunimit Financiar të Azisë.

Lu Kang prezantoi se kjo Shoqatë u krijua zyrtarisht më 11 maj në Pekin. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore