Kinë-Palestinë, shtohet bashkëpunimi tregtar dhe infrastrukturor

2017-07-20 10:50:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të forcojë bashkëpunimin me Palestinën në fushën tregtare, infrastrukturore, të burimeve njerëzore dhe krijimit të kapacitetit industrial.

Qëndrimi u bë nga kryeministri Li Keqiang gjatë takimit me presidentin palestinez Mahmoud Abas që po ndodhet për një vizitë katërditore në Pekin.

Li ritheksoi gjithashtu mbështetjen e Kinës ndaj përpjekjeve palestineze për risigurimin e të drejtave kombëtare dhe rifillimin e bisedimeve të paqes me Izraelin.

Ndërsa, nga ana e tij, kreu i shtetit i Palestinës Mahmoud Abas, shprehu dëshirën për të ruajtur kontaktet e nivelit të lartë me Kinën, duke forcuar bashkëpunimin për zhvillimin e parqeve industriale, të energjisë së pastër dhe trajnimin e personelit. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore