Azerbajxhani, Turqia dhe Turkmenistani zotohen të forcojnë bashkëpunimin

2017-07-20 09:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Turqisë dhe të Turkmenistanit ranë dakord të mërkurën në Baku, që të forcojnë bashkëpunimin politik, ekonomik, të sigurisë dhe të godasin terrorizmin, separatizmin dhe ekstremizmin.

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Elmar Mammadyarov, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ministri i Jashtëm i Turkmenistani Rashid Meredov, diskutuan gjithashtu për energjinë, transportin dhe nxitjen e projekteve të mëdha rajonale.

Të tre ministra theksuan gjithashtu në deklaratën e përbashkët pas konferencës, se tre vendet zotohen të forcojnë koordinim në organizatat ndërkombëtare si OKB-ja dhe OSBE-ja.

Të tre vendet ranë dakord të nxitin projektin e korridorit ndërkombëtar të transportit që lidh Azinë dhe Europën, si dhe të nxitin projektin e bashkëpunimit të energjisë që të transmetojë gaz natyror nëpërmjet Turqisë në Europë me burim Turkmenistanin dhe Azerbajxhanin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore