Kina shpreson në rinisjen e dialogut mes Koresë së Veriut dhe të Jugut

2017-07-17 20:41:04 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang tha të hënën në një konferencë shtypi se pala kineze shpreson që Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të përpiqen bashkërisht për rinisjen e dialogut.

Sipas njoftimeve, qeveria koreanojugore i ka propozuar Koresë së Veriut organizimin e bisedimeve ushtarake dhe takime të kryqit të kuq. Duke iu përgjigjur pyetjeve përkatëse, Lu Kang u shpreh:

"Kina është e mendimit se përmirësimi i marrëdhënieve reciproke mes dy palëve në Gadishullin Korean përmes dialogut dhe nxitja e procesit të pajtimit përputhen me interesat thelbësore të të dy palëve, çtensionojnë situatën në Gadishull dhe nxitin paqen, stabilitetin dhe sigurinë e këtij rajoni. Shpresojmë që të dyja palët do të bëjnë përpjekje aktive për të krijuar kushtet e nevojshme për rinisjen e bisedimeve. Shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të ofrojë mbështetjen e tij, duke luajtur rol konstruktiv në zgjidhjen e çështjes bërthamore në Gadishullit Korean."(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore