Turqia shënon 1-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit

2017-07-17 20:20:31 CRI Komenti juaj Printoni

Turqia përkujtoi 1-vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit ku u vranë rreth 250 persona dhe u plagosën mbi 2200 të tjerë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përshëndeti fitoren për mposhtjen e grushtit të dështuar ushtarak të vitit të kaluar.

Erdogan ritheksoi se do të miratojë çdo legjislacion që do të kalojë në parlament për të rivendosur dënimin me vdekje.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë në vend po diskuton gjithashtu për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me 3 muaj të tjerë.

Duke iu drejtuar turmave në një ceremoni në njëvjetorin e parë të përpjekjes së dështuar për grusht shteti, presidenti tha se puçistët nuk do të ketë sukses.

(BJH/Soundbites/0717 Erdogan, male, Turkish)

"Ju (pjesëmarrës të grushtit të shtetit) nuk do të jeni në gjendje të përçani kombin tonë. Ju nuk do të jeni në gjendje për të rrëzuar flamurin tonë. Ju nuk do të jeni në gjendje për t'i ndarë tokat tona. Ju nuk do të jeni në gjendje për t'a marrë shtetin tonë. "

Qeveria turke e ka shpallur 15 korrikun "Ditën Kombëtare të Demokracisë dhe Bashkim Kombëtar"

Incidenti shënoi një përkeqësim të mprehtë të marrëdhënieve turko-amerikane, pasi Ankara-ja i ka kërkuar SHBA-së ekstradimin e klerikut mysliman Fetullah Gylen, i cili akuzohet se qëndron pas grushtit të shtetit.

Incidenti shënoi gjithashtu një përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve me Rusinë, pasi Moska e ndihmoi Turqinë me informacione pavarësisht rrëzimit të avionit ushtarak rus dy vjet më parë nga forcat turke në kufirin siriano-turk. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore