Përmbytjet në Kinë, 18 viktima

2017-07-17 19:41:54 CRI Komenti juaj Printoni

Përmbytjet në provincën Jilin kanë marrë jetët e të paktën 18 vetëve, ndërkohë 18 të tjerë janë deklaruar të humbur.

Autoritetet vendore thanë se përmbytjet erdhën si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në mbarë pjesën qendrore dhe lindore të provincës.

Qytetet në Jilin janë përballur me përmbytje të rënda, që ka çuar në evakuuimin e mbi 110 mijë vetëve, të cilët janë detyruar të lënë banesat dhe bizneset.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit përbëhen nga mijëra vetë të cilët janë ngarkuar me misione të ndryshme si riparimi i urave, banesave, lidhja shtëpive me energji elektrike dhe për mbarëvajtjen e telekomunikacionit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore