Kinë, rritja e PBB-së 6.9% në gjysmën e parë të vitit

2017-07-17 19:36:22 CRI Komenti juaj Printoni

Nga të dhënat parapake publikuar më 17 korrik nga Zyra Kombëtare e Statistikave, në gjysmën e parë të vitit rritja e PBB-së në Kinë u regjistrua në 6.9%, duke treguar se ekonomia kineze ka një ecuri të qëndrueshme.

Në konferencën e shtypit, zëdhënësi i kësaj zyre Xing Zhihong shprehet se:

"Së pari, kjo është një rritje e qëndrueshme ekonomike. Në gjysmën e parë të vitit, ekonomia kineze u rrit me një shpejtësi relativisht të lartë, rritja e PBB-së është 6.9% në gjysmën e parë të vitit, shifër kjo e pandryshuar nga tremujori i parë. Rritja ekonomike ka mbetur në nivelin 6.7%-6.9% për disa tremujorë radhazi. Së dyti, gjendja e punësimit është përmirësuar vazhdimisht. Në gjysmën e parë të vitit, u hapën 7.35 milionë vende të reja pune, një shtim prej 180 mijë vendesh në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke përmbushur 66.8% të objektivit vjetor. Së treti, çmimet e mallrave kanë qenë të qëndrueshëm në përgjithësi. Në gjysmën e parë të vitit, çmimet e konsumatorit u rritën 1.4% nga viti në vit. Së katërti, bilanci i pagesave ka vijuar përmirësimin dhe tregtia e mallrave rezulton me suficit."

Sipas Xing Zhihong-ut, në gjysmën e dytë të vitit, do të vijojë trendi pozitiv në ekonominë kineze, duke u forcuar dhe zgjeruar më tej prirja e përmirësimit të qëndrueshëm.

"Së pari, ekonomia reale është përmirësuar pandërprerë. Së dyti, zgjerimi i kërkesës po bëhet në mënyrë të qëndrueshme dhe vitaliteti i rritjes ekonomike po forcohet vazhdimisht. Qysh nga fillimi i këtij viti, vëllimi i konsumit është shtuar në mënyrë të qëndrueshme. Në gjysmën e parë të këtij viti, konsumi ka kontribuar 63.4% në rritjen ekonomike. Investimet gjithashtu kanë luajtur një rol pozitiv dhe kyç për rritjen ekonomike. Në të njëjtën kohë, kërkesa e jashtme u përmirësua dukshëm me një rritje të eksporteve prej 15% në gjysmën e parë të vitit. Së treti, vitaliteti i mikro-subjekteve u forcua më tej. Së katërti, parashikimet tregtare janë përmirësuar dhe është forcuar besimi i zhvillimit ekonomik."

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore