Kina përcakton objektivat financiare për të ardhmen

2017-07-17 16:29:08 CRI Komenti juaj Printoni

U mbyll në Pekin Konferenca Kombëtare e Çështjeve Financiare. Kjo konferencë zhvillohet një herë në 5 vjet dhe përcakton programimin e çështjeve financiare të Kinës për të ardhmen. Në këtë mbledhje, janë caktuar tre objektiva: shërbim për ekonominë reale, parandalimin e rreziqeve financiare dhe thellimin e reformës financiare. Krahas kësaj, është vendosur që të krijohet Komiteti i Zhvillimit të Stabilitet Financiar pranë Këshillit të Shtetit dhe si u kërkua forcimi i rolit të Bankës Qendrore në makromenaxhim të kujdesshëm dhe parandalim të rreziqeve sistemore.

Konferenca ka theksuar katër parime: shërbim për zhvillimin ekonomik e shoqëror; përmirësimin strukturor dhe përsosjen e tregut financiar; shtimin e mbikëqyrjes dhe rritjen e aftësive parandaluese ndaj rreziqeve financiare dhe rritjen e rolit të tregut për shpërndarjen e burimeve financiare.

Parandalimi i rreziqeve financiare ishte fokusi kryesor i kësaj konference kombëtare. Gjatë saj u theksua se i duhet kushtuar rëndësi më të madhe parandalimit dhe zgjidhjes së rreziqeve sistemore, si dhe përsosjes e sistemit të veprimit në rast emergjencash.

Zv./kryeekonomisti i Qendrës së Shkëmbimeve Ekonomike Ndërkombëtare të Kinës Xu Hongcai, thekson se tani ekzistojnë rreziqe potenciale, të cilat nuk duhet të nënvlerësohen.

Gjatë Konferencës, janë përcaktuar disa masa parandaluese ndaj rreziqeve potenciale financiare. Ulja e përqindjes së mbështetjes për ndërmarrjet shtetërore është kyçi i punës dhe duhet të bëhet në mënyrë të duhur sistemimi i ndërmarrjeve fantazmë. Krahas këtyre, duhet të kontrollohet seriozisht rritja e nivelit të borxheve të qeverive vendore, të rregullohen në mënyrë të vendosur veprimet që shkaktojnë trazira rendin e tregut financiar, duhet të rregullohen transaksionet në tregun financiar, duhet të shtohet mbikëqyrja ndaj sektorit të financës së internetit dhe të forcohet përgjegjësia e institucioneve financiare për parandalimin e rreziqeve.

Në këtë konferencë u vu në dukje gjithashtu se mbikëqyrja financiare duhet të jetë më profesionale, më e integruar dhe më e depërtueshme, dhe të gjitha sektorët financiarë duhet të vihen nën mbikëqyrje.

U theksua gjithashtu që të shtohet hapja e sektorit të financave, të thellohet reforma për sistemin e caktimit të nivelit valutor të RMB-së, të nxitet në mënyrë të qëndrueshme ndërkombëtarizimi i RMB-së dhe të realizohet këmbimi i projekteve të kapitaleve dhe të nxitet inovacioni financiar për ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore