Macron siguron Netanjahun për vigjilencë mbi zbatimin e e marrëveshjes bërthamore me Iranin

2017-07-17 09:55:00 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti francez, Emmanuel Macron siguroi të dielën kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, se do të tregohet vigjilent lidhur mbi zbatimin rigoroz të marrëveshjes për çështjen bërthamore iraniane.

"Kryeministri Netanjahu më shprehu shqetësimet e tij përballë regjimit iranian. Dhe unë e sigurova për vigjilencën tonë, veçanërisht lidhur me zbatimin rigoroz të marrëveshjes rreth çështjes bërthamore të nënshkruar në vitin 2015, në të gjitha pikat e saj", deklaroi kreu francez në një konferencë të përbashkët shtypi me Netanjahun.

Macron tha gjithashtu se i mirëkupton shqetësimet e Izraelit lidhur me armatimin e Hezbollahut, lëvizja shiite libaneze e mbështetur nga Irani dhe armiku i betuar i Izraelit.

Temat kryesore të trajtuara gjatë takimit të parë zyrtar mes dy liderëve ishin Irani dhe konflikti në Siri, si dhe konflikti izraelito-palestinez. (ATSH/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore