Federer fiton titullin e tetë të Wimbledonit

2017-07-17 09:54:03 CRI Komenti juaj Printoni

 

Roger Federer mposhti amerikanin Marin Cilic dhe fitoi titullin e tetë të Wimbledonit.

Tenisti zviceran tha nuk e kishte ëndërruar kurrë një sukses të tillë pasi ai mundi idhullin e tij Pete Sampras në vitin 2001.

"Kam shpresuar se një ditë do të jem në finalet e Wimbledonit me një shans për të fituar turneun. Të fitosh tetë turne radhazi është diçka që nuk mund të synosh kurrë," tha Federer pas takimit.

Cilic po vuante nga një dëmtim në këmbë. Ish-kampioni i ShBA-së bëri 23 gabime të forta gjatë gjithë ndeshjes.

Federer, i cili festoi titullin e tij të 19 Grand Slam, përfundoi ndeshjen pa humbur asnjë set. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore