Turqi: Presidenti Erdogan do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

2017-07-17 09:43:58 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri të ditur të dielën se do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai e bëri këtë njoftim në një tubim përkujtimor për njëvjetorin e grushtit të dështuar të shtetit në sheshin para Parlamentit në Ankara.

Tubimi u zhvillua në orën 2.32 të mëngjesit të së dielës, pikërisht në të njëjtën orë kur vitin e kaluar, pjesëmarrësit në grushtin ushtarak të shtetit sulmuan ndërtesën e Parlamentit me avionë dhe helikopterë ushtarakë. Rreth 250 veta u vranë dhe mbi 2200 të tjerë u plagosën gjatë këtij grushti të dështuar shteti.

Erdogani theksoi se në mbledhjen e organit më të lartë të sigurisë në Turqi, Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai do të propozojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për tre muaj. Propozimi do t'i paraqitet kabinetit dhe pastaj do të diskutohet në parlament.

Pas grushtit të dështuar të shtetit korrikun e vitit të kaluar, Turqia e ka zgjatur disa herë gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kryer spastrime në shkallë të gjerë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore