Aeroplanmbajtësja "Liaoning" kthehet nga Hong-Kongu

2017-07-17 09:38:26 CRI Komenti juaj Printoni

Një flotilje e Marinës kineze u kthye në Shangdong pas përfundimit të vizitës në Hong-Kong. Flotilja, pjesë e së cilës ishte edhe aeroplanmbajtësja "Liaoning", shkoi në portin e Hong-Kongut këtë muaj me rastin e 20-vjetorit të krijimit të garnizonit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore në Hong-Kong.

Mbi 5000 qytetarë hongkongas e vizituan aeroplanmbajtësen dhe tre anijet luftarake shoqëruese.

Flotilja u nis nga qyteti Qingdao në fund të muajit të kaluar. Ajo zhvilloi gjithashtu një stërvitje në det për forcimin e bashkërendimit mes anijeve. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore