Palestina dëshiron të marrë pjesë në nismën "Një Brez, Një Rrugë"

2017-07-17 09:37:49 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesë të presidentit të Kinës Xi Jinping, presidenti palestinez Mahmoud Abbas do të zhvillojë vizitë zyrtare në Kinë nga 17 deri më 20 korrik. Para nisjes për në Kinë, presidenti Abbas i dha një intervistë agjencisë Xinhua, ku shprehu dëshirën e pjesëmarrjes për ndërtimin e përbashkët të nismës "Një Brez, Një Rrugë". Ai theksoi gjithashtu se gjatë qëndrimit në Pekin, ai do të zhvillojë bisedime mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor dhe infrastrukturor me Kinën.

"Kina, si një vend i madh i botës, ka luajtur rol të rëndësishëm politik dhe ekonomik dhe ka dhënë kontribut aktiv për sigurinë, stabilitetin dhe nxitjen e procesit politik në Lindje të Mesme."

Abbas vuri në dukje gjithashtu se ai do të theksojë dy çështje gjatë vizitës së tij në Kinë, të cilat lidhen me propozimin e presidentit të Kinës Xi Jinping në maj të vitit 2013 mbi zgjidhjen e çështjes së Palestinës.

"Autoritetet palestineze dëshirojnë që nëpërmjet kësaj vizite të shkëmbejë mendime mbi zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme me udhëheqësit kinezë dhe të bisedojë për luftën kundër terrorizmit," shtoi Abbas. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore