Merkeli: Nuk do të ketë kuotë për refugjatët

2017-07-17 09:36:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur përsëri kundër përcaktimit të një kuote për numrin e refugjatëve që do të pranojë Gjermania çdo vit.

Ajo thotë se qeveria e saj ka balancuar buxhetin, duke shtuar ndjeshëm investimet lidhur me internetin e rrugët:

"Në këtë mandat kemi balancuar buxhetin, gjë që mendoj se është shumë e rëndësishme për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona, duke rritur në të njëjtën kohë masivisht investimet. Ne kemi investuar në internetin e bandës së gjerë, kemi rritur investimet në ndërtimin e rrugëve me 40 për qind dhe kemi investuar në objektet e kujdesit ditor për fëmijët."

Nëse Merkel fiton zgjedhjet e ardhshme dhe do të marrë një mandat të katërt, ajo do të barazojë rekordin e Helmut Kohlit, që shërbeu 16 vjet si kancelar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore