Kina kontrollon likuiditetin për një ekonomi më të shëndetshme

2017-07-16 10:02:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertët thonë se politikëbërësit kinezë ka gjasa të vijojnë të përqëndrohen tek ulja e nivelit të borxhit për të shmangur ndonjë goditje në sistem.

Rritja në Kinë është zgjeruar me një normë mesatare rreth 6.5 për qind -gjatë tremujorëve të fundit, duke lejuar qeverinë të rrisë shpenzimet qeveritare.

Megjithatë, profesori Oliver Rui, beson se qeveria kineze ka pranuar se nuk mund të mbështetet tek shpenzimet për ta mbajtur ekonominë të qëndrueshme.

Vitin e kaluar, Kina mori masa të reja për të eleminuar likuiditetin e tepërt në tregun ndërbankar.

Brock Silvers, kryemenaxheri i "Kaiyuan Capital", thotë se këto hapa kanë vendosur kufizime në shumë produkte të dyshimta bankare.

Nga ana tjetër, shtrëngimi i kreditit do të rrisë kostot e financimit, një tjetër shqetësim për ekonominë.

Që prej muajit të kaluar, Banka Popullore e Kinës rifilloi injektimin e një niveli të caktuar likuiditeti në tregun financiar nëpërmjet operacioneve të tregut të hapur.

Mrekulli
Lajmet Kryesore