Kinë, rritet kujdesi për kafshët shtëpiake

2017-07-16 10:00:56 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat e reja tregojnë se kinezët po kujdesen gjithnjë e më shumë për kafshët shtëpiake.

Të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave treguan se tregu i kujdesit të kafshëve shtëpiake regjistroi një rritje vjetore rreth 50 për qind nga viti 2011 në 2016-n.

Vitin e kaluar, shpenzimet për kafshët shtëpiake në Kinë arritën në 18 miliardë dollarë amerikanë, si pasojë e shtimit të një "pjesëtari" të ri në shumë familje kineze.

"Kur ky qen ishte i vogël kollitej shumë, prandaj e sollëm këtu për ta vaksinuar. Na kushtoi 1,000 deri në 2,000 juanë (147 - 294 dollarë amerikanë). Kësaj shume i shtohen dhe ilaçet që kushtuan nga 3,000 në 4,000 juanë (441 - 588 dolarë). Qenin e kemi parë të rritet çdo ditë dhe e duam shumë. Meqë vendosëm ta mbanim duhet të investojmë dhe të kujdesemi për të."

Sipas Librit të Bardhë për sektorin e kujdesit të kafshëve shtëpiake në Kinë parashikohet se kjo industri do të arrijë në 30 miliardë dollarë deri në 2020-n. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore