Kina, reformë sistemit të shërbimit e kujdesit ndaj moshës së tretë

2017-07-14 16:33:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kina po shpejton të nxitë reformën e sektorit të shërbimit ndaj moshës së tretë dhe të shtojë entuziazmin e zhvillimit tregtar të sektorit të shërbimit për shkak të plakjes së shpejtë të popullsisë dhe mungesës së institucioneve të përshtatshme.

Sipas Byrosë së Statistikave të Kinës, në vitin 2016, numri i popullsisë 60-vjeç dhe mbi 60-vjeç arriti në 230 milionë veta, duke zënë 16.7% të popullsinë e përgjithshme, ndërkohë numri i të moshuarve që jetojnë vetëm ka arritur në afro 100 milionë.

Numri i lartë, mungesa e pensionit dhe e burimeve të tjera të të ardhurave, e bëjnë thuajse të pamundur strehimin në shtëpitë e të moshuarve.

Sipas autoritete të çështjeve civile të Kinës, deri në fundin e vitit 2015, shtëpitë e të moshuarve mund të strehonin 6 698 veta, apo 30.3 shtretër për çdo 1000 të moshuar. Kjo shifër u rrit 70.2% në krahasim me pesëvjeçarin e kaluar dhe nuk mund të përputhet me strukturën e pensionit.

Për të zgjidhur mungesën e qendrave për të moshuar, në Pekin autoritetet kanë nxitur aktivisht ofrimin e shërbimeve dhe hapjen e më shumë qendrave për të moshuarit. Aty duhet të ofrohen kushte të përshtatshme jetese, ushqim, shërbim shëndetësor, argëtim dhe trajtim psikologjik.

Në fundin e vitit të kaluar, Këshilli i Shtetit i Kinës njoftoi hapjen e gjithanshme të tregut të shërbimit për moshën e tretë. Qeveria u zotua të ndihmojë hapjen e më shumë qendrave për të moshuarit duke ulur numrin e kërkesave ligjore dhe kushteve që ato duhet të plotësojnë.

Autoritete e çështjeve civile të Kinës kanë publikuar një seri rregulloresh për nxitjen e reformës së kontrollit dhe të shërbimit të shtëpitë e të moshuarve.

Një udhëzues i qeverisë përcakton qartë pesë masa për të përmirësuar dhe të lehtësuar procedurat e miratimit të shtëpive për të moshuar.

Disa ekspertë sugjerojnë se qeveria duhet të ndihmojë duke ofruar truallin për ndërtim dhe gjithashtu lehtësi të tjera financiare. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore