Pakistani, India e ka shkelur 542 herë marrëveshjen e armëpushimit

2017-07-14 10:46:28 CRI Komenti juaj Printoni
Ushtria e Indisë ka shkaktuar sivjet incidente të vazdhueshme afër linjës së kontrollit në rajonin Kashmir, duke e shkelur marrëveshjen e armëpushimit me Pakistanin 542 herë që nga fillimi i viti 2017, tha të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Nafees Zakaria.

Ai theksoi se Pakistani nuk dëshiron përkeqësimin e gjendjes në rajonin kufitar dhe deri tani ka treguar vetëpërmbajtje maksimale. Sipas medias pakistaneze, më 8 korrik ushtria indiane hapi zjarr afër linjës së kontrollit me Pakistanin, duke shkaktuar vdekjen e 5 civilëve. Më pas ushtria pakistaneze u kundërpërgjigj dhe shkaktoi viktima në radhët e ushtrisë së Indisë.

Pas ndarjes së Indisë në vitin 1947, të dy vendet luftuan dy herë për të marrë rajonin Kashmir. Në vitin 2003, të dy palët arritën në një marrëveshje armëpushimi për rajonin e Kashmirit, por më pas të dy palët e akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore