Zyrtari i lartë i PK të Kinës nis dialogun politik Kinë-EQL në Rumani

2017-07-14 10:43:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtari i lartë i PK të Kinës Liu Yunshan u takua të enjten me kryeministrin e Rumanisë Mihai Tudose. Liu, anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PK të Kinës ndodhet për vizitë zyrtare në Rumani.

Gjatë takimit, Liu tha se Kina i çmon marrëdhëniet me Rumaninë dhe u bën thirrje të dy palëve të ndërtojnë bashkërisht "Një Brez, Një Rrugë" dhe të bashkëpunojnë në fushën tregtare, energjetike, kulturore dhe arsimore.

Nga ana e tij, kryeministri Tudose vlerësoi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe premtoi bashkëpunim të mëtejshëm me Kinën në një numër fushash.

Takimi u zhvillua përpara një dialogu të partive politike të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore (EQL), që do të fillojë sot (e premte 14 korrik) në Rumani. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore