50 gazetarët humbën jetën për shkak të detyrës në 2017-n

2017-07-14 10:27:38 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas organizatës Press Emblem Campaign, në gjysmën e parë të vitit 2017, 50 gazetarë u vranë në krye të detyrës.

Sipas organizatës, mbi 50% e viktimave ishin duke punuar në vende të tilla si Meksika, Afganistani, Iraku dhe Pakistani.

Sekretari i përgjithshëm i Blaise Lempen, theksoi se në gjysmën e parë të vitit 2017 numri i gazetarëve të vrarë në krye të detyrës është më i ulët se e njëjta periudhë e vitit 2016, që regjistroi 74 viktima.

Në sajë të rezolutave të OKB-së janë marrë masa për sigurinë e gazetarëve, por ata paguajnë me jetë për këtë profesion, sidomos në rajonet e luftës, theksoi Lempen. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore