Britania shpalli projektligj kyç për periudhën pas Brexitit

2017-07-14 10:04:14 CRI Komenti juaj Printoni

Britania shpalli të enjten një dokument kyç ligjor me titullin "Projektligj i madh i shfuqizimit", për t'i kthyer ligjet ekzistuese të BE-së në ligje britanike, në përgatitje për Brexit.

Ky projektligj do të shfuqizojë "Projektligjin e Komunitetit Europian", i cili u hartua nga Parlamenti në vitin 1972 për anëtarësimin në këtë organizatë një vit më pas dhe përcakton parimin e zbatimit të drejtpërdrejtë a të tërthortë të ligjeve të BE-së në Britani si dhe parimin e prioritetit të ligjeve të BE-së në rast të përplasjes së ligjeve britanike dhe atyre të BE-së.

Mediat vendëse e konsiderojnë "Projektligjin e madhe të shfuqizimit" si "një nga projektligjet më të rëndësishme në historinë e Britanisë", i cili do të bëjë përgatitje për shkëputjen përfundimtare të Britanisë nga BE-aj dhe për rimarrjen e sovranitetit legjislativ nga Parlamenti i Britanisë.

Gjatë mbi 40 vjetëve pas anëtarësimit të Britanisë në BE, dhjetëra e mijëra nene ligjore të BE-së u integruan me sistemin ligjor të Britanisë, dhe kuptohet se për ndryshimin e këtyre neneve ligjore duhen shumë vjet me radhë. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore