Pushimet e verës, 30 milionë kinezë udhëtojnë jashtë vendit

2017-07-14 10:01:21 CRI Komenti juaj Printoni

Një numër rekord prej 30 milionë turistësh kinezë pritet të udhëtojnë jashtë vendit këtë verë. Ofruesi kryesor i shërbimeve të udhëtimit të Kinës, C-trip, thotë se 60 për qind e kinezëve po pushtojnë këtë verë jashtë shtetit.

Yang Xiaoli, zv./drejtuese e ekzekutive e C-trip, thotë se Azia Juglindore është destinacioni më i pëlqyer dhe më pas vjen Japonia dhe Amerika e Veriut. Por kinezët po udhëtojë gjithashtu në Europë dhe Rusi.

Administrata Kombëtare e Kinës e Turizmit thotë se turistët do të shpenzojnë 200 miliardë dollarë amerikanë gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm duke vizituar vendet e përfshirë në nismën 'Brezi dhe Rruga'.

62 vende kanë njoftuar hyrje pa viza ose viza në mbërritje për turistët kinezë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore