Kina, mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar jetën e Liu Xiaobo-së

2017-07-14 09:55:32 CRI Komenti juaj Printoni

Spitali ku Liu Xiaobo mori trajtimin mjekësor njoftoi se mjekët bënë të pamundurën për t'i shpëtuar jetën.

Për trajtimin e tij u ftuan gjithashtu ekspertë mjekësorë përveç Kinës, edhe nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar mjekimin e tij pranë Spitalit të Parë Universitar të Shenyang-ut.

Liu u dënua me 11 vjet heqje lirie në dhjetor të vitit 2009 për nxitjen e rrëzimit të pushtetit. Ai u lirua me kusht për shkak të diagnostikimit me kancer terminal në mëlçi.

Liu, vdiq të enjten për shkak të mosfunksionimit të shumë organeve njëherësh. Ai ishte 61 vjeç.

Mjekët thanë se gjendja e tij ishte shumë e rënduar, gjë që nuk lejonte trajtimin e tij jashtë vendit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore