Rusi, 20 vjet burg për vrasësin e kreut të opozitës Njemcov

2017-07-14 09:54:10 CRI Komenti juaj Printoni
Zaur Dadajev, një ushtar nga rajoni mysliman i Çeçenisë në jug të Rusisë, u dënua dje me 20 vjet burg për vrasjen e liderit rus të opozitës, Boris Njemcov jashtë Kremlinit në vitin 2015.

"Katër persona të tjerë u dënuan me 11 deri 19 vjet burg për role të ndryshme në vrasjen e Njemcovit, si edhe presionin e ushtruar ndaj opozitës politike ruse të fragmentuar", njoftoi media shtetërore.

Anzor Gubashev, i shpallur fajtor për gjurmimin e liderit të opozitës, Njemcov gjatë natës së vrasjes, u dënua me 19 vjet burg. Vëllai i tij, Shadid Gubashev u dënua me 16 vjet burg i akuzuar se ka qenë pjesëmarrës në organizimin e krimit.

Njemcov, një kritik i ashpër i presidentit Vladimir Putin u vra në shkurt të vitit 2015, disa ditë përpara marshimit të madh opozitar dhe publikimit të një raporti të diskutueshëm që implikonte ushtrinë ruse në konfliktin e Ukrainës. Ai ka qenë zëvendëskryeministër nën drejtimin e ish- presidentit, Boris Jelcin, paraardhësit të Putinit. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore