Tillersoni përfundon vizitën në vendet e Gjirit pa një marrëveshje për Katarin

2017-07-14 09:52:26 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson është larguar nga Katari pa njoftime për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për zgjidhjen e krizës së Gjirit.

Gjatë qëndrimit të tij në Katar, Tillerson u takua me Emirin e vendit.

Ky takim erdhi pasi sekretari u takua me ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Bahrejnit për të diskutuar mosmarrëveshjen e fundit, në të cilën këto katër shtete e akuzojnë Katarin si mbështetës të ekstremizmit.

Gjatë vizitës së tij, Tillersoni nënshkroi një marrëveshje me qeverinë e Katarit me qëllim luftimin e financimit të terrorizmit.

Megjithatë, të katër vendet thanë se hapi nuk është i mjaftueshëm dhe se ata do të mbikëqyrin me vëmendje seriozitetin e Katarit për ndalimin e mbështetjes së terrorizmit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore