Trump jep shkëndijat e para se mund të ndryshojë qëndrim mbi 'Marrëveshjen e Parisit'

2017-07-14 09:51:38 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump dha sinjalin e parë për ndryshimin e qëndrimit të tij ndaj marrëveshjes së klimës së Parisit, nga e cila ai njoftoi tërheqjen disa javë më parë. Deklarata e tij u bë gjatë konferencës së përbashkët me presidentin francez Emmanuel Macron të enjten në Paris.

"Diçka mund të ndodhë në respekt të marrëveshjes së Parisit, do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Por këtë do ta shohim me kalimin e kohës dhe do të jetë e mrekullueshme nëse do të ndodhë diçka e tillë, e nëse nuk ndodh do të jetë në rregull gjithashtu."

Nga ana e tij presidenti francez Emmanuel Macron nënvizoi se ka dallime të thella qëndrimesh midis tij dhe presidentit Trump.

"Mbi çështjen e klimës ne i njohim dallimet tona, ndamë dhe i kemi shprehur në disa raste, por mendoj se është e rëndësishme të shikojmë se si mund të bëjmë përparim mbi këtë çështje. Unë e respektoj vendimin e presidentit Trump, padyshim ai do të punojë për të përmbushur premtimet që ka dhënë gjatë fushatës së tij zgjedhore. Deri tani unë jam i shqetësuar dhe mbetem i vendosur për të zbatuar marrëveshjen e Parisit dhe do të garantoj hap pas hapi çdo gjë që mundem për zbatimin e saj."

Megjithatë, Macron nënvizoi se pavarësisht dallimeve, të dy udhëheqësit do të vazhdojnë të punojnë mbi çështje të tjera.

Macron tha se ai dhe Donald Trumpi bien dakord mbi shumë çështje për sigurinë dhe Lindjen e Mesme dhe u zotua të punojë ngushtë me të. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore